Suggest credit changes

EAST WEST EAST


Common info

WRITER
DHIMITER, GJERGJ XHUVANI AND JANI DURI
DIRECTOR
GJERGJ XHUVANI
PRODUCER
ARBEN TASELLARI, FRANCESKO TAGLIABUE
PRODUCTION COMPANY
SM- ART, A.V.G. PRODUCTIONS

Summary

Lindje Perendim Lindje - East West East

Shtatë vite më parë prodhoi filmin “Parullat” ndërsa tani regjisori Gjergj Xhuvani rikthehet në kinematografinë shqiptare me një ngjarje që bazohet po në kohën e komunizmit.
“Lindje, perëndim, lindje”, një prodhim kinematografik me skenar të Xhuvanit dhe babait të tij, Dhimitrit, ka nisur të xhirohet vetëm para katër ditësh në ambientet e Kinostudios. Bashkëprodhimi italo-shqiptar rrëfen historinë e një grupi çiklistësh, diku në fundin e viteve ‘80. Një grup aktorësh, mes të cilëve Xhuvani ka përzgjedhur aktorin e njohur të kinematografisë shqiptare Ndriçim Xhepën, si protagonistin kryesor.
Në dhomat e improvizuara të Kinostudios, zbulohet Ministria e Sportit dhe e Kulturës të asaj periudhe. Një letër e ardhur nga Evropa, fton çiklistët shqiptarë të marrin pjesë në një kampionat italian dhe nga këtu nis e gjithë historia dhe zhvillimi i ngjarjeve që rrëfen tranzicionin e kohës, ku Petrit Malaj, është vendosur në rolin e qeveritarit komunist.
Mësohet se 50 ditë mund të zgjasin xhirimet e filmit. Ngjarjet e filmit “Lindje, perëndim, lindje” do të vendosen dhe në Pezë, Durrës, Përmet, Maqedoni e Itali. Në katin e dytë të ndërtesës regjisori Gjergj Xhuvani dhe grupi i tij i xhirimit të filmit të ri “Lindje, perëndim, lindje”, kanë zbarkuar për pak ditë në këto ambiente ku ka nisur të marri jetë “Lindje, perëndim, lindje”. Kati i dytë i Kinostudios në disa ambiente tashmë është shndërruara në një Ministri Kulture, Rinie e Sporti, si ajo e vitit 1990.
Një banderolë e madhe e kuqe “Lavdi PPSH”, është në fund të korridorit dhe po aty ndodhet dhe busti i Enverit, po ashtu shpesh në këto ambiente shikohet dhe fotografia e Ramiz Alisë. Duke kaluar në këto ambiente etiketat mbajnë mbishkrimet komuniste, “Sekretari i Partisë”, “Shef i kuadrove”, “Shef i kulturës”, “Shef i financës”, “Zyra e Inspektoratit”, “Bashkimet Profesionale”, “Shef i sporteve”, “Biblioteka”. Ana teknike e filmit realizohet nga pala italiane, e përbërë nga rreth 15 vetë, ndërsa nga pala shqiptare janë 25 vetë.
Filmi trajton historinë e pesë çiklistëve Helidon Fino, Gentian Hazizi, Lulzim Zeqja, Ervin Bejleri, Fatjon Pustina dhe trajneri i tyre Ndriçim Xhepa që kanë shansin për të prezantuar Shqipërinë në një garë çiklistike, që do të zhvillohet në Francë. Pesë shqiptarë që kanë ëndrrat e dëshira, të cilat shemben njëra pas tjetrës. Për shqiptarët që janë akoma të izoluar, kjo është një ngjarje e madhe, e cila do të zgjidhë shumë ëndrra. Megjithatë që kur mbërrijnë në Itali ata izolohen, në këtë kohë në Shqipëri shpërthejnë protestat, qytetarët hyjnë në ambasada.
Shteti e humb funksionin.
Kjo kohë për çiklistët e harruar, të braktisur, pa lekë, perëndimi nuk është më një tundim. E vetmja mundësi për t’u kthyer në Shqipëri është kalimi i kufirit të Jugosllavisë me biçikleta, si një garë të cilën nuk patën mundësi për ta bërë në Francë. Filmi do të xhirohet fillimisht në Shqipëri, kryesisht në Tiranë, për gati një muaj e një javë, e më pas do të xhirohet në Trieste (Itali) e gjithashtu në Maqedoni.Pas një rrugëtimi në ambientet e Kinostudios në Tiranë, në Durrës e Përmet, çiklistët e Xhuvanit mbërritën në Maqedoni. Do të kalojnë në qendër të qytetit të Ohrit, për të vijuar në fshatin Peshtan, malin e Galiçicës, e më tej në anën shqiptare të kufirit, në fshatin turistik të Tushemishtit. Sipas regjisorit dhe producentit Gjergj Xhuvani, një pjesë e xhirimeve janë kryer në Durrës, Përmet dhe në Qafë - Thanë. Sipas tij, gjithçka po shkon sipas parashikimeve, edhe pse mund të ketë edhe ndonjë ndryshim të vogël të programit, për shkak të motit të paqëndrueshëm.
Produksioni në Maqedoni realizohet nën kujdesin e kompanisë SM- ART. Xhirimet në këtë zonë do të vazhdojnë deri në fund të muajit qershor. Sipas skenarit, pikërisht këtu zhvillohet një nga peripecitë e personazheve të Xhuvanit. Më pas mësohet se xhirimet do të vazhdojnë në Itali. Në rolet tjera të këtij filmi interpretojnë dhe aktorët shqiptarë nga Maqedonia: Muzbajdin Qamili, Osman Ahmeti, Musa Isufi, Mendim Murtezi, Vebi Qerimi, Genci Mirzo, Salaetin Bilall etj dhe aktori maqedonas Dragan Bosniç, aktorja boshnjake Nela Luçiç etj
Xhirimet e filmit “Lindje, perëndim, lindje” pas Kinostudios do të zhvendosen në hotel “Sheraton”, pranë kodrave të Liqenit, në Zall-Herr si dhe në vende të tjera. Por në ekranin e madh të kinemasë filmi “Lindje, perëndim, lindje” pritet të dalë në fillim të vjeshtës.
Filmi “Lindje, perëndim, lindje”që sapo ka nisur të xhirohet mendohet që të jetë në të njëjtën linjë regjisoriale pas filmave “Parullat” dhe “I dashur armik”. Filmi mbështet nga Qendra Kombëtare Kinematografike.
Titulli: “Lindje, perëndim, lindje”

Regjia: Gjergj Xhuvani, asistent Ermir Keta

Skenari: Dhimitër, Gjergj Xhuvani dhe Jani Duri

Producent: Arben Tasellari, Francesko Tagliabue

Aktor: Ndriçim Xhepa, Helindon Fino, Gentjan Hazizi, Ervin Bejleri, Lulzim Zeqja, Fajton Pustina, Romir Zalla, Petrit Malaj, Irsa Demneri, Nela Lucic, Orjon Halili, Muzbajdin Qamili, Osman Ahmeti, Musa Isufi, Mendim Murtezi, Vebi Qerimi, Genci Mirzo, Salaetin Bilall, Elhame Bilalli etj.

Piktor: Durim Neziri

Cast: Irvin Muçaj, Sabina Budina, Soela Zani, Redi Treni, etj.

EAST WEST EAST 'S CAST